Ekipi i Romës shfaq interesim për Xhakën, Leverkusen i planifikon rikthimin në Bundensligë

Për futbollistin me prejardhje shqiptare interesim kanë shfaqur ekipi i Romës dhe klubi gjerman. Bayer Leverkusen është duke tentuar të rikthejë Xhakën në Bundesligë. Në Bundesliga, Granit Xhaka ka luajtur me M’Gladbach në vitet 2012-2016

Granit Xhaka

Granit Xhaka ka rinënshkruar marrëveshjen me ekipin anglez “Arsenal” verën e kaluar. Kjo marrëveshje për mesfushorin shqiptar vlen deri në vitin 2024.

Interesim për Xhakën ka shfaqur ekipi futbollistik i Romës. Jose Mourinhon ka insistuar që ai të bëhet pjesë e ekipit të Romës. Po ashtu, për të ka shprehur interesim edhe klubi gjerman.

Granit Xhaka

Bayer Leverkusen është duke tentuar ta rikthejë Xhakën në Bundesligë. Në Bundesliga, Granit Xhaka ka luajtur me M’Gladbach në vitet 2012-2016.

“Aspirinat”, që do të luajnë në grupet e Champions League sezonin e ri, po përgatisin një ofertë për ta marrë lojtarin e kombëtares zvicerane në huazim me të drejtë blerje, për një shumë që duhet përcaktuar.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika