Kolona të gjata në rrugën Prizren-Prevallë, shkak rrëshqitjet e dheut e gurëve

Kolona të gjata janë shkaktuar gjatë ditës në rrugën Prizren – Prevallë. E shkak për këtë janë bërë rrëshqitja e dheut dhe puna për pastrimin e gurëve nga rruga. Por, pos kolonave dhe bllokimit të përkohshëm të rrugës, rrëshqitja e dheut nuk ka rezultuar në dëme materiale e njerëzore

Kolonat nuk mungojnë thuajse asnjë ditë.

Shkaktare për këto radhë të gjata të veturave po bëhen rrëshqitjet e shpeshta të dheut e gurëve.

E një e tillë në rrugën Prizren – Prevallë ndodhi edhe gjatë ditës së diele.

Me të marrë vesh shembjen, në vendin e ngjarjes doli edhe policia, të cilët menjëherë njoftuan kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

‘’Patrullat e Policisë kanë dalë në lokacion ku kanë konstatuar se nga shembja e dheut, njëri shirit është i pa qarkullueshëm. Në lidhje me këtë është njoftuar kompania përgjegjëse e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme. Fatmirësisht nuk ka pasur pengesa të mëdha në qarkullim dhe nuk ka pasur persona të lënduar’’, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Por, rrëshqitjet e shpeshta të dheut po shkaktojnë pasiguri te qytetarët.

‘’Sinqerisht kjo rrugë ka pasur gjithmonë rrezikshmëri të lartë. Unë kam qenë dëshmitar kur kam parë në rrugë një gur që ka qenë mbase më shumë se një metër kub dhe veq tjerash edhe gurë më të vegjël, po sidoqoftë kanë paraqitur rrezikshmëri të lartë për ngasësit e veturave’’, ka thënë Mentor Llugaliu, qytetar.

Për eliminimin e rrezikut nga rënia e gurëve dhe shembjet e dheut, kompania përgjegjëse, “Eskavatori” tashmë ka filluar punimet.

Nga kjo kompani thonë se janë kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës për thyerjen e gurëve dhe zgjerimin e rrugës e po ashtu edhe për vendosjen e rrjetave.

‘’Punimet kryesisht po kryhen në thyerjen e gurëve shkëmborë të cilët rrezikojnë komunikacionin brenda rrugës kryesore, ku pas thyerjes bëhet pastrimi i rrugës. Po ashtu është duke u bërë vendosja e rrjetës sipas standardit për mbrojtje nga rrëshqitja e gurëve. Po punohet edhe për zgjerimin e rrugës aty ku është e paraparë me projekt në disa kthesa të ngushta’’, kanë thënë nga kompania ‘’Eskavatori’’.

RTV Dukagjini kontaktoi edhe Ministrinë e Infrastrukturës në lidhje me rrëshqitjet e dheut, mirëpo këta të fundit nuk kthyen përgjigje.

Shkaku i terrenit jo të përshtatshëm, shpesh janë raportuar raste të rrëshqitjes së dheut e gurëve, por që fatmirësisht asnjë rast i shembjeve nuk ka përfunduar me fatalitet në njerëz.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika