Gërvalla në Vjenë bën thirrje për shpejtim të procesit të anëtarësimit në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në takimin në Vjenë me liderë të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera dhe përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka ngrehur nevojën që të ndërmirren veprime konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim ministrja Gërvalla ka bërë thirrje për shpejtim të procesit të anëtarësimit në BE.

“Para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika