Hamza pret në takim Clark: Heroi më i madh amerikan i Kosovës

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka pritur në takim ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në mëngjesin e së dielës [sot]

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka pritur në takim ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në mëngjesin e së dielës [sot].

Hamza këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook”, duke shtuar se Clark është “heroi më i madh amerikan i Kosovës”. Hamza ka kujtuar edhe qershorin e vitit 1999 duke shkruar se bashkë me Amerikën dhe miqtë ndërkombëtar efituam lirinë e pas 25 viteve,  në këtë qershor “jemi bashkë e do të jemi gjithmonë”.

Për 25 vjet liri dhe 16 pavarësi, Hamza theksoi se aleatët ndërkombëtarë janë hisedarët kryesorë të sukseseve të Kosovës.

“Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi”, shkroi Hamza.

Ndryshe, ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark gjatë mëngjesit të sotit ka pranuar dekoratën “Ibrahim Rugovën” nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK].

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika