Kurti bën thirrje të rinjve të komuniteteve joshumicë që të aplikojnë për punësim në institucionet publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave të komunitetit joshumicë, që të aplikojnë në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikojnë për punësim në institucionet publike të Kosovës.

Kryeministri përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka thënë thirrja e tij për të rinjtë e komuniteteve joshumicë në vend d.m.th mundësi të barabarta, duhet të shpërndahet barazia”.

“Ju bëj ftesë të rejave dhe të rinjve, të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikoni në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës. Kontributi dhe pjesëmarrja e juaj në jetën institucionale është qenësore për shtetin, republikën, dhe shoqërinë tonë”, shtoi Kurti.

Kurti ka bërë thirrje për aplikim, dhe po ashtu për çdo rast të diskriminimit ata të denoncojnë rastet.

Kreu i ekzekutivit shtoi se “Takimet, bisedat e ndërveprimet e rregullta me ushtarë të FSK-së, policë të Kosovës, shërbyes civilë, e personel mjekësorë nga radhët e komuniteteve joshumicë, çdo ditë e më shumë ma thellojnë bindjen për kontributin qenësor që ata kanë për shteti, Republikën dhe shoqërinë”.

Kryeministri shtoi më tej “aplikoni në thirrjet e hapura për punësim, për mundësi të barabarta le të shpërndajmë barazinë”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika