Haliti i VV-së pesimist për takimin Kurti-Vuçiq: Lamtumira e fundit e Borrellit

Deputeti i VV-së, Enver Haliti, ka shprehur pesimizmin e tij lidhur me takimin e nesërm midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Haliti e sheh këtë takim më shumë si një lamtumirë për shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell

Deputeti i partisë në pushtet, Enver Haliti, ka shprehur pesimizmin e tij lidhur me takimin e nesërm midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet në Bruksel.

Haliti konsideron se ky takim nuk do të sjellë ndonjë zhvillim të ri dhe e sheh atë më shumë si një takim lamtumirës nga ana e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

“Nesër nga takimi nuk presim asgjë të re. Sepse na tregon e kaluara që në këto takime nuk është del diçka aty për aty”, ka thënë Haliti.

Ai shtoi se takimi i nesërm është më shumë një ftesë nga Borrelli si një lamtumirë për pozitën që ai ka mbajtur deri tani.

“Këtë takimin e nesër e shohim më shumë si një ftesë nga Borrelli si një takim lamtumirës, sa i përket pozitës që e ka pasur deri tani. E konsideroj që është një takim lamtumirës, për shkak se ky do të jetë më siguri takimi i fundit i tij në cilësinë që ka, për shkak se do të dalin krerët e ri të institucioneve të BE-së pas zgjedhjeve që janë mbajtur”, ka thënë Haliti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika