Nga Brukseli drejt në fshatin Kuk që u vërshua, Kurti thotë së përrockat e malit Sharr u bënë më të mëdha së lumenjtë

Kryeministri Albin Kurti vizitoi fshatin Kuk të Dragashit pas vërshimeve të mëdha nga reshjet e shiut dhe breshëritë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të mërkurën fshatin Kuk të Dragashit, i cili u prek rëndë nga vërshimet pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshërit.

Kurti u shoqërua nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, dhe disa zyrtarë të tjerë nga Qeveria e Komuna e Dragashit.

“Erdhëm në fshatin Kuk që të shohim për së afërmi pasojat që janë shkaktuar nga vërshimi i madh i djeshëm që kishte përmasat e një fatkeqësie natyrore. Meqenëse përrojet e malit Sharr u bënë më të mëdha sesa lumenjtë e Kosovës, këtu jemi në vendin ku është bllokuar ura dhe përmbytur fshati. Jemi me fat që kjo sasi e ujit nga reshjet e shiut dhe breshërit ndodhi gjatë ditës, ku asnjë banor nuk ishte në bodrum të shtëpisë, përndryshe do të kishim viktima,” deklaroi Kurti.

Nga ana tjetër, kryetari Xheladini theksoi nevojën urgjente për ndërhyrje dhe riparim të rrugëve të dëmtuara nga vërshimet.

“Falënderoj kryeministrin, i cili, sapo zbriti nga aeroporti i Prishtinës nga Brukseli, erdhi në komunën tonë. Fshati Kuk është fshati më i dëmtuar, edhe pse ka edhe disa fshatra të tjera të prekur në masë më të vogël. Kemi nevojë urgjente për riparimin e këtyre rrugëve pa pritur vendimin e Komisionit, sepse rrugët nuk presin. Nuk kishte mundësi të parandalohej kjo për shkak të intensitetit të madh të reshjeve,” tha Xheladini.

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika