Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi, ka ngritur dyshime lidhur me financimin e disa xhamive në Kosovë nga struktura të dyshimta, të cilat ai i lidh me shërbimin ushtarak të Serbisë.

Gashi pretendon se dy xhami në Prishtinë dhe një në Matiqan dhe Veternik janë financuar dhe renovuar përmes investimeve të dyshimta nga Serbia.

“Ka xhami që janë financuar nga strukturat e dyshimta. Te shërbimi ushtarak i Serbisë, për shkak se ata kanë financuar xhamia në Kosovë, duhet me thirr kryeimamin e Kosovës ta marrësh në pyetje. Janë financuar dy tri xhamia midis Prishtinë me nga dy kulla në hyrje të Veternikut në rrugën e Matiqanit. Serbia i ka financiar xhaminë të Matiqanit dhe xhaminë në hyrje të Veternikut, edhe midis Prishtinës te xhamia e madhe ki aksione të dyshimta që janë financu e renovu xhamitë në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika