Humolli: U pa rezultati i koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe

Fatmir Humolli, deputet i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka kritikuar partinë në pushtet, pas miratimit në parim të projektligjit për pagën minimale

Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, i cili edhe votoi kundër projektligjit për pagën minimale, ka thënë për Portali D, se është i dëshpëruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo për shkak se deputetët e partisë në pushtet kanë votuar pro projektligjit për që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale, ligj ky, që nuk i përfshinë  edhe kategorinë e veteranëve të luftës së UÇK-së.

“U pa rezultati i koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe. Unë nuk jam anëtar i Vetëvendosjes. Kam qene kandidat i pavarur në listën e VV-së. Do të shoh çfarë do të ndodh në lexim të dytë. Do ta kundërshtojë fuqishëm”- ka thënë Humolli.

Ndryshe, të martën Me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe 6 abstenime, është miratuar në parim Projektligji nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale

I vetmi deputet i partisë në pushtet që votoi kundër ishte deputeti Fatmir Humolli, i cili edhe e lëshoi sallën pas votimit në parim të projektligjit.

Pro kishin votuar edhe Lista Serbe, të cilët pas votimit edhe ata e lëshuan sallën.

Ndërsa deputetët e grupit multietnik kanë abstenuar.

Kundër këtij ndryshimi të projektligji kanë qenë partitë opozitare LDK dhe AAK, kurse PDK-ja nuk ka marrë pjesë në seancë.

Ndërkaq, organizatat e veteranëve të luftës kishin paralajmëruar protesta dhe ‘destabilizim’ të vendit nëse kalon projektligji në fjalë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika