Rama: Mosmbajtja e Festivalit është humbje për gjithë Kosovën

Fesivali prestigjoz "Sunny Hill", këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë. Organizatori dhe themeluesi i këtij Festivali Dukagjin Lipa, ka lajmëruar që festivali nuk do të mbahet për shkaqe të politikbërjes dhe se kërkesa për mbajtje, ka kaluar të gjitha afatet ligjore

Lajmin se festivali nuk do të mbahet e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa, themelues i këtij festivali, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar që nuk do të mbahet edicioni i këtij viti.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar figura të ndryshme publike, ndër ta edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama. Ai përmes rrjetit të tij social Facebook, ka thënë që një vendim i tillë do t’i shkaktojë dëme kryeqytetit në kulturë, turizëm dhe zhvillim ekonomik.

“Me keqardhje të madhe mora lajmin se Festivali prestigjioz, Sunny Hill, sivjet, nuk do të mbahet në Prishtinë. Një vendim i tillë, i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm”, ka shkruar Rama në rrjettin social Facebook.

Më tej ai ka thënë që Qeveria ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës duke u përpjekur të ndërhyjë në kompetencat e Kuvendit të Komunës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, ka shkruar kryetari Rama.

Por, Festivali “Sunny Hill”, këtë vit do të mbahet në Tiranë, dhe kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të Festivalit, në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika