Kapen rreth 150 kg djathë të padeklaruar në autobusin Tiranë – Prishtinë

Sot në pikën kufitare në Vërmicë janë kapur sasi të djathërave të padeklaruara dhe të fshehura në autobusin e linjës Tiranë – Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Siç njofton Dogana, kontrolli ka nisur pasi vozitësi i autobusit është shprehur se nuk ka asgjë për të deklaruar.

“Mbrëmë në pikën kufitare të Vermicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë. Gjatë kontrollit, vozitësi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, dhe pasi ai është deklaruar se nuk kishte asgjë, është filluar kontrollit të detajuar”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 150 kilogramë djathë të llojeve të ndryshme që thuhet se është me origjinë nga Italia.

“Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg. Përveç tetimit të shmagies së taksave, këto produkte nuk kanë plotësuar kushtet higjienike të transportit dhe si të tilla mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika