Ismaili: Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së sot kaloi çdo kufi

Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), deklarata e Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cili kishte thënë përfaqësuesit të Listës Serbe se a do të dalin edhe ata në protestën e ardhshme të veteranëve të UÇK-së, janë cilësuar se të turpshme nga PDK-ja

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes sot ka kaluar çdo kufi me deklaratat e saj.

Ismaili ka komentuar votimin e ligjit më të cilin rritet paga minimale dhe është shkëputur rritja e pensioneve për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  ky i fundit ketë e  ka cilësuar si padrejtësi dhe privimi i veteranëve nga një mbështetje sado të vogël për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Dhe kjo padrejtësi u përcoll edhe me një ofendim skandaloz nga Shefja de Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pasi ajo, në një konferencë për media, ofendoi të gjithë veteranët, që ditë më parë kishin dalë në protestë për ta kundërshtuar përpjekjen e Qeverisë nga përjashtimi i tyre në ngritjen e pagës minimale”, ka thënë Ismaili.

Tutje  ai ka shpjeguar çfarë kishte thënë Kusari, e kishte pyetur përfaqësuesin e Listës Serbe se ‘nëse do të ketë protesta për Projektligjin, a do të jeni edhe ju pjesë e protestave’, duke aluduar kështu në protestën që kishin thirrur shoqatat e dala nga lufta.

Ismaili ka propozuar që një kërkim-falja nga Mimoza Kusari-Lila,  dhe gjithashtu kryeministri Albin Kurti, duhet të distancohet sipas Ismailit, kjo është gjeja më e vogla që duhet të ndodhë menjëherë, sot.

“Veterani i UÇK-së u la pa mbështetje. Por, fyerjen dhe barazimin me Listën Serbe nuk ia kishte borxh”, Ka deklaruar Ismaili.

Sipas Ismailit, ta barazosh aktivitetin e veteranit të UÇK-së me aktivitetin politik të përfaqësuesit të Listës Serbe është edhe një hap më shumë në degradimin e vlerave tona shtetërore e kombëtare.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika