Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan në polici në 24 orët e fundit

Për vetëm 24 orë, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje

Foto ilustrim, dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë [dje] në vendin tonë kanë ndodhur gjashtë raste të ndara të dhunës në familje.

Sipas raportit policor, për dhunë në familje janë arrestuar katër persona.

Fillimisht në Lipjan, policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

E në Podujevë, policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

“Me 08.07.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë psiqike nga e dyshuara femër kosovare, ndërsa dhune fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , palët janë intervistuar , ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi policia.

Në Klinë është arrestuar i dyshuari për dhunë psikike të ushtruar ndaj viktimës femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Në rastin tjetër të raportuar thuhet se në Klinë “Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”.

Me 08.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, në Rahovec, njofton Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika