Interi planifikon transferimin e Lukakut

Chelsea për transferimin e Lukakut në Inter deri në qershor të vitit 2023, dëshiron rreth 20 milionë euro

Romelu Lukak

Drejtuesit e Interit dhe Chelsea kanë shprehur gatishmëri për t’u takuar dhe për të diskutuar rikthimin e Romelu Lukakut në “Stadio Giuseppe Meazza”.

Lukaku ka shprehur dëshirën të luajë sërish për Nerazzurrët, ndërsa “Blutë”  janë të hapur për ta kthyer lojtarin në Itali si huazim. Chelsea dëshiron rreth 20 milionë euro për huazimin e Lukakut, deri në qershor 2023.

Chelsea mund të ulë kërkesat ekonomike të Interit, vetëm nëse një lojtar i Interit përfshihet në marrëveshje.

Pjesëtarët e Serie A duhet të finalizojnë marrëveshjen deri më 30 qershor, për të përdorur dekretin e rritjes dhe për të marrë një ulje prej 50 për qind për pagën bruto të lojtarit.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika