Vrasje në tentativë në Prishtinë – Arrestohen pesë persona, tre nga ta u therën me thikë

Foto ilustruese

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në rrugën Sokol Sopi në Prishtinë rreth orës 18:30, me ç’rast janë arrestuar pesë të dyshuar, pasi që ishin rrahur në mes vete ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta – thikë.

Nga pesë të dyshuarit, tre kanë pranuar tretman mjekësor pasi ishin therur me thikë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e përditshëm të policisë.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që ishin rrahur në mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë. Si pasojë, tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që ishin të therur nga thika. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika