Kosova e Serbia sot duhet t’i dorëzojnë komentet mbi planin e sekuencimit

Sot Qeveria e Kosovës pritet që t`i dorëzojë në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Sot, Qeveria e Kosovës pritet që t’i dorëzojë në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Nga Qeveria thanë se do t’i përgjigjen kërkesës së ndërmjetësve evropianë porse për zbatim të marrëveshjes duhet e njëjta qasje edhe nga pala tjetër.

Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i dorëzojë komentet e saj me shkrim mbi dokumentin e planit të sekuencimit, brenda kohës së paraparë, pra 18 korrikut, sipas kërkesës së emisarit Lajçak.

“Në vazhdimësi, përgjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, pala jonë ka paraqitur propozime konkrete dhe komente për secilën pikë, të versioneve të planit të sekuencimit, duke dëshmuar konstruktivitetin, si dhe gatishmërinë e vullnetin për zbatim të marrëveshjeve. Që marrëveshjet të zbatohen në plotni, duhet po e njëjta qasje dhe nga pala tjetër, gjë e cila deri më tash, fatkeqësisht ka munguar”, thonë nga qeveria, raporton RTKlive.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se këto komente nuk do ta ndryshojnë fort rrjedhën e dialogut, duke pasur parasysh qasjen e palës serbe.

“Nuk pres asgjë nga këto komente sepse nuk besoj që pala serbe është e gatshme t’i nënshtrohet një sekuencimi të zbatimit të marrëveshjes dhe BE-ja nuk i ka mekanizmat e imponimit që marrëveshja të zbatohet dhe ata që nuk e zbatojnë, çfarë masa do të ketë ndaj tyre”, ka thënë për RTK, analisti Dritëro Arifi.

Sipas tij, dialogu nuk do të prodhojë asnjë rezultat konkret nëse nuk shtohet presioni ndaj palës serbe e cila vazhdimisht ka shkelur marrëveshjen.

“Duke parë presionin që duhet t’i bëhet palës serbe, sepse ajo është që po refuzon cdo gjë, pres që rezultati të jetë zero. Në asnjë mënyrë nuk pres ndonjë levizje konkrete apo serioze në atë drejtim”, ka shtuar Arifi.

Në takimin e fundit në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika