Ish-ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Scharping nderohet me medalje nga presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën i ka dorëzuar Medaljen 'Urdhri i Lirisë', ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 15 qershorit, në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, me motivacionin për kontribut për lirinë e Kosovës ia ka dorëzuar Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.

“Kjo Medalje i është akorduar Scharping në vitin 2004 nga ana e Presidentit Ibrahim Rugova, porse nuk i është dorëzuar asnjëherë. Gjatë luftës në Kosovë, më 1999, Scharping kishte përkrahur intervenimin e NATO-s, teksa në ditarin e tij “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”, ka paraqitur zhvillimet politike të këtij misioni”, thuhet në njoftim.

E para e vendit ka theksuar se dekorimi i ish-ministrit gjerman përkon me 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, për të cilën ai ishte meritor.

“Siç thoshte presidenti historik, Ibrahim Rugova, shtëpia nuk mbahet pa miq. Kjo dekoratë dëshmon se Kosova di t’i nderojë miqtë, ata që në orët e errëta të historisë i dolën në krah. Scharping është njëri nga meritorët për lirinë që e gëzojmë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj angazhimit të tij për lirinë tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Kurse Scharping ka falënderuar Presidenten Osmani për dekorimin, duke theksuar se është i nderuar që kontributi i tij vlerësohet nga institucionet dhe populli i Kosovës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika