Kurti për Enver Zymerin: Hero i ligjshmërisë dhe sovranitetit të Kosovës

Në 13-vjetorin e rënies së heroit Enver Zymeri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e kontributit të tij në shpalljen e fitores për sovranitetin e Kosovës. Ai ka kujtuar se Zymeri në kohën e rënies ishte në krye të detyrës, duke mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe duke shërbyer me guxim dhe përkushtim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar policin Enver Zymeri, i cili 13 vjet më parë u vra në pjesën veriore të Kosovës gjatë një aksioni.

Kurti ka thënë se në përvjetorin e 13-të të rënies së tij, ajo për çka Enver Zymeri u vra, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, sundimi i ligjit dhe rendi publik në veri të vendit, janë në një nivel krejt tjetër.

“Enver Zymeri është hero i ligjshmërisë demokratike dhe i sovranitetit republikan të Kosovës. Kjo sa vjen e bëhet më e qartë në çdo përvjetor të rënies së tij, teksa gjendja në terren në pjesën veriore të Kosovës, ka ndryshuar rrënjësisht që nga koha kur Enveri u vra, 13 vite më parë. Enver Zymeri u plagos në kokë nga një plumb snajperi gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit, i zhvilluar në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011. I qëlluar duke shërbyer në krye të detyrës, polici Enver Zymeri vdiq pas 18 orësh, më 26 korrik, duke rënë dëshmor për vendin e tij, me uniformën policore, siç dikur e kishte mbajtur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka lavdëruar gjithashtu përkushtimin e kolegëve të Zymerit dhe të gjithë forcave të Policisë së Kosovës, të cilët kanë vazhduar të sigurojnë rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e Kosovës.

Ai ka theksuar se ky përkushtim është vërtetuar edhe gjatë operacionit në Banjskë më 24 shtator 2023, ku forcat e policisë janë përballur me një grup paramilitar të mbështetur nga Serbia.

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Enver Zymerit dhe për punën e përditshme të Policisë së Kosovës, që kontribuon në ndërtimin e një Kosove të sigurt dhe të qëndrueshme.

“Lavdi heroit të Kosovës, policit Enver Zymeri,” ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika