Festivali Multikulturor shënohet edhe këtë vit me aktivitete të shumta

Festivali "Të festojmë së bashku", organizohet për herë të katërt dhe synon të bëhet eventi më i madh në rajon. Ky festival ka për qëllim promovimin e diversitetit dhe ndërgjegjësimin për identitet kulturor të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian

Festivali Multikulturor është një ngjarje tradicionale e organizuar nga OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”.

Ky festival mbahet në Prishtinë dhe se qëllimi i tij është ngritja e vetëdijes, promovimi i diversitetit, ndërgjegjësimi për identitetin kulturor të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian, ofrimi i hapësirës dhe promovimi i artistëve të  rinjë e po ashtu edhe fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë.

“Qëllimi kryesor i Festivalit Multikulturor është thyerja e ciklit të përjashtimit të romve, ashkalive dhe egjiptianëve, përmes promovimit të identitetit të tyre, fuqisë së tyre dhe vullnetit të fortë për të qenë të barabartë, si gjithë të tjerët”.

Ky festival do të zgjasë dy ditë, më 17 dhe 18 qershor dhe do të filloj prej orës 11:00 e do të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes, tek Parku i Qytetit në Prishtinë.

Agjenda e Festivalit “Të festojmë së bashku”, 17. 06. 2022

Gjatë edicioneve të mëparshme, festivali ka pritur mbi 5 mijë pjesëmarrës, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë dhe të mësojnë nga ekspertët e fushës për identitetin romë, ashkali dhe egjiptian, përfshirë këtu edhe shumë tema tjera të cilat zgjuan interes të veçantë.

Në fakt ky festival ishte çelësi në ringjalljen e zemrës kulturore, artistike e mbi të gjitha në inkurajimin e njerëzve, që të mendojnë përtej limiteve të tyre të deritanishme.

Agjenda e Festivalit “Të festojmë së bashku”, 18. 06. 2022

Paradë plot ngjyra, paraqitje e trashëgimisë e kulturore përmes veshjeve të tyre tradicionale, prezantimi i veprave artizanale, ushqimeve, koleksioneve, veshjeve, arteve dhe shërbimeve të veçanta nga e gjithë Kosova, janë disa nga aktivitetet me të cilat do të shënohet festivali i këtij viti.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika