Osmani nga Parisi: Jemi këtu për të mbështetur ekpin më të mirë në Lojërat Olimpike

“Jemi këtu për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme ekipit të Kosovës. Ekipit më të mirë nga të gjitha ekipet që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike"

Presidentja Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike 2024 në Paris.

Nga atje, Osmani, përmes një videoje në Facebook, ka thënë se janë duke e mbështetetur ekipin më të mirë të Lojërave Olimpike, ekipin e Kosovës.

“Jemi këtu për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme ekipit të Kosovës. Ekipit më të mirë nga të gjitha ekipet që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Një ekip i jashtëzakonshëm, i përgatitur, që kanë punuar ditë e natë që të na përfaqësojnë më mënyrë më të mirë të mundshme… presim një përfaqësim të dinjetishëm që siç kanë bërë gjithnjë sportistët tanë”, ka thënë Osmani.

Më herët Osmani është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika