Identifikohen 4 serra me 300 bimë narkotike të mbjella në bjeshkët e Roshkodolit në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar katër sera të mbjella me bimë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë janë gjetur në bjeshkë të Roshkodolit në Deçan. Në njoftim thuhet se nëpërmjet një plani operativ në zona të thella malore kanë arritur t'i evidentojnë 300 bimë narkotike, të madhësisë deri në 2 metra gjatësi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar katër serra të mbjella me marihuanë në një zonë të thellë malore, saktësisht në bjeshkën e Roshkodolit në Deçan.

Policia, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se pas një plani operativ në zona të thella malore, kanë arritur t’i evidentojnë 300 bimë narkotike, të madhësisë deri në 2 metra gjatësi.

“Në vazhdën e angazhimeve të shtuara, gjatë implementimit të një plani operativ përmes pajisjeve teknologjike, në bjeshkën e Roshkodolit – Komuna e Deçanit në një zonë të thellë malore, kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se po kultivoheshin bimë narkotike. Me datë 29.07.2024, njësitet e specializuara kufitare së bashku edhe me njësinë e antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 serra, në të cilat kishin qenë të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat dyshohet se ishin djegur nga persona të dyshuar. Në bazë të shikimit të vendit të ngjarjes dyshohet se kanë qenë të mbjella rreth 300 bimë narkotike të madhësisë nga/deri në 1-2m gjatësi”, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe armë me fishekë.

“Lidhur me rastin njësitë përkatëse në vendin e ngjarjes kanë marrë provat materiale si në vijim:

  • Mostra të bimëve narkotike,
  • Një (1) armë AK – 47 me 32 copë fishekë,
  • Një (1) fishekë i kalibrit për armë të gjuetisë etj”, thuhet tutje.

“Provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat “Kultivim i bimëve narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve”, vijon njoftimi.

Në lidhje me rastin meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, të cilat kanë aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse të shteteve të tyre.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika