Kurti për Akil dhe Nora Gjakovën: Përgjithmonë jeni kampionët tanë olimpikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se xhudisti Akil Gjakova humbi medaljen e bronztë “për pak”, e atë të argjendtë “edhe për më pak”, duke thënë se kjo ndodhi si pasojë e shpirtit të tij luftarak.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka falënderuar xhudistët, Akil dhe Nora Gjakova, motër e vëlla, të cilët, sipas tij, janë përgjithmonë kampionë olimpikë, derisa i ka falënderuar për emocionet dhe përkushtimin e dhënë.

Kurti për humbjen e Akil Gjakovës tha se kjo ndodhi për shkak të shpirtit të tij luftarak për të fituar.

“Akil Gjakova e humbi medaljen e bronztë për pak, e atë të argjendtë edhe për më pak. Mbase kjo është pasojë direkte e shpirtit të tij luftarak dhe dëshirës së madhe për fitore.

Ndeshjen e parë e zhvilloi krah për krah, sepse njëkohësisht, me motrën e tij Norën. Përderisa Nora e përmbylli rrugëtimin e saj në Paris 2024, ai fitoi dhe me vazhdoi garat tutje duke mundur dy herë kundërshtarët të cilët ndodhen më lart se ai në ranglistën botërore”, vijoi Kurti.

Kurti tha nga afër u dok se fitoi me Ippon, por që u eliminua në gjysmëfinale, pasi referit nuk iu duk në tatami.

“U eliminua në gjysëmfinale nga numri 1 në botë, pasi të gjithëve që ishim prezent në Champ-de-Mars Arena na u duk se fitoi me Ippon, por jo edhe referit në tatami. E në betejën e tij për medalje të bronztë, thembra e Akilit ishte ajo pjesë e sekondës kur një lëvizje fort e qëlluar nuk përmbyllet plotësisht”, theksoi Kurti.

“Përkundër kësaj, Akil dhe Nora, vëlla e motër, përgjithmonë jeni kampionët tanë olimpikë. Faleminderit për emocionet që na keni dhënë dhe për përkushtimin tuaj për vendin tonë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika