Fermën për kuaj e bën motel, Ministria refuzon ankesën që parashihte legjitimimin

Legjitimimi i objektit të ndërtuar si motel e që ishte pajisur me leje ndërtimore për “fermë për kuaj” në Prizren po pamundësohet.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka refuzuar ankesën e Gjeladin Shalës ndaj aktvendimit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunë të Prizrenit, që ia kishte refuzuar kërkesën për ndryshim të projektit.

“Betimi për Drejtësi” në hulumtimin e transmetuar më 1 qershor 2024, kishte treguar se si objekti në Landovicë të Komunës së Prizrenit ishte pajisur me leje ndërtimore “fermë për kuaj”, por nga xhirimet në terren ngjante me një motel.

“Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, konstatoi se ankesat e ushtruar nga Gjeladin Shala në Prizren, janë të pabazuara, për shkak se pala ka bërë tejkalim të lejes ndërtimore Nr.04-351/02-64740 datës 25.05.2023, pa miratimin nga organi kompetent – Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, edhe përkundër se nga kjo drejtori përmes njoftimit Nr.04.353/01-34688 datë 25.03.2024 është kërkuar nga pala të prezantohet ingjizimi i gjendjes faktike në teren, por nga i njëjti nuk është dërguar prova e kërkuar për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme, dhe nga kjo drejtori ju është refuzuar kërkesa me Aktvendimin Nr.04-353.01-34888 datë 15.04.2024, gjithashtu të njëjtën situatë në teren mbi tejkalimin e lejes ndërtimore është vërtetuar edhe me procesverbalet dhe aktvendimin e lartcekur lëshuar nga Drejtoria e Inspeksionit- Inspeksionit Komunal i Ndërtimit, Komuna Prizren, veprimet këto në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Ministrisë.

Këtij objekti i janë vendosur shiritat nga data 6 qershor, kur ekipi i “Betimi për Drejtësi” kishte zënë punëtorë brenda objektit duke kryer punime, përkundër se i ishin vendosur shiritat pas transmetimit të hulumtimit.

Finalizimi i këtij objekti ishte arritur pasi pronari nuk kishte marrë për bazë vendimet e inspektorëve të ndërtimit për ndalim të punimeve, si dhe inspektorët e kishin neglizhuar mbikëqyrjen.

Në anën tjetër, inspektorët komunalë kishin amnistuar pronarin duke mos ushtruar kallëzim penal, pasi i njëjti kishte hequr shiritat e vendosur. /Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika