Klinika e Radiologjisë pranon donacion nga ShBA-ja në vlerë prej 500 mijë euro

Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, në vlerë prej afro 500 mijë euro

Foto: Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane, në vlerë afër 500 mijë euro.

Këtë të martë, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës(QKUK), është bërë dorëzim-pranimi i CT-së, 128 shtresore, aparaturë e teknologjisë së fundit, donacion nga projekti për asistencë humanitare, financuar nga Komanda Evropiane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni morën pjesë, ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, nënkolonel Ryan Conley, Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm -ShSKUK dhe profesionistë mjekësor nga Klinika e Radiologjisë dhe Emergjencës.

Ambasadori i ShBA-së, Hovenier ka thënë se kjo aparaturë jo vetëm që do të rrisë kapacitetet e Klinikës Emergjente, por edhe do të përmirësojë standardin e kujdesit në Radiologji.

“Jemi të përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet tuaja për të përmirësuar kapacitetet në spitalet e Kosovës, e dëshmuar për vite me radhë. Përmes programit për asistencë humanitare të Komandës Evropiane të SHBA-së, kemi investuar pothuajse 6 milionë dollarë në ShSKUK”, u shpreh ambasadori Hovenier.

Ai ka theksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës, duke shtuar se ky donacion shpërfaq solidaritetin dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet ShBA dhe Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu mirënjohje për Ambasadën Amerikane, e cila është jo vetëm aleat, por  edhe mbështet rrugën e progresin në forcim të institucioneve shëndetësore, infrastrukturës dhe kualitetit të jetës së qyteteve të republikës së Kosovës.

“Kjo është një ditë e veçantë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetësinë, kjo ka ndikim në mirëqenie dhe shëndet të qytetarëve, falë punës dhe bashkëpunimit të Zyrës për Mbrojtje dhe Bashkëpunim, kjo aparaturë ndikon në diagnostikim të hershëm në raste emergjente politraumatike, po ashtu është trajnuar edhe stafi”, ka thënë ministri Vitia.

Në emër të ShSKUK, marrëveshjen e donacionit e nënshkroi drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika