Zjarret dalin jashtë kontrollit në Shëngjin, qindra makina largohen nga qyteti

Foto nga Vizion Plus

Situata nga zjarri i rënë që prej mbrëmjes së djeshme në Shëngjin është tejet kritike.

Vatrat e zjarrit të favorizuara edhe nga i nxehti e era janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën, raporton Euronews-al.

Kjo ka bërë që shumë pushues të largohen nga hotelet dhe të ndërpresin pushimet.

Zjarri ka përparuar dhe ka përfshirë edhe rrethimin e një resorti në çadrat e para, raportojnë mediat.

Vatra të reja shfaqen vazhdimisht duke e vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Ditën e djeshme u angazhua edhe një helikopter për shuarjen e flakëve, megjithatë situata vijon të mbetet e rënduar.

Sot, Kryetari i Komunёs sё Lezhёs, Pjerin Ndreu, pёr emisionin Radar tё Radio Dukagjinit ka folur rreth gjendjes sё paraqitur si alarmante nё media nga situata me zjarret nё Shёngjin dhe evakuimin e banorёve si dhe tё turistёve.

“Gjendja e vёshtirё ka qenё gjatё gjithё natёs, tani ёshtё pothuajse nёn kontrollё gjithsesi nuk ёshtё mbyllё akoma, por nuk ka rrezik as pёr hotileritё as pёr banesat. Zjarri ёshtё izoluar nё mёnyrё tё shpejtё nё zonёn e Ranёs sё Hedhun. Turistёt kanё ikur nga paniku sepse zona nuk ka qenё e rrezikuar. Gjithsesi pёr efekte tё parandalimit tё gjёrave disa janё evakuuar. Por situata ka qenё nёn kontroll, nuk ka dёme, gjithё gjёja ka ndodhë nё pyll. E gjithё Shqipёria ka qenё aty pёr reagim, ministri i Brendshёm, zv.ministri i Mbrojtjes, si dhe gjithё personalitetet e emergjencave civile tё Shqipёrisё.”, ka thënë Ndreu.

Raportimet e mediave ai i quajti tё zmadhuara dhe ritheksoi se nuk ka vend pёr panikё, vetёm se erёrat e forta gjatё mbrёmjes e kanё vёshtirёsuar kohёn e reagimin nё parandalimin e pёrhapjes sё zjarreve. Ndёrkohё, puna nё shuarjen e vatrave tё zjarrit vazhdon edhe gjatё ditёs.

Kryetari i Lezhës: Situata në Shëngjin nën kontroll, s’ka rrezik për banesat as për turistët

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika