26 janari propozohet si datë për zgjedhje nga opozita

Pamje nga vendtakimi me Osmanin

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi, është deklaruar rreth propozimit të tyre për datën e mundshme të zgjedhjeve.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, u shpreh se 26 janari i vitit 2025 do të jetë si datë optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vendin tonë.

“Sot, në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarët e partive tjera parlamentare në Kosovë, kam propozuar 26 janarin e vitit 2025 si datën optimale kur duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta nacionale në vendin tonë. Partia Demokratike e Kosovës, duke parë keqqeverisjen e deritanishme, ka kërkuar disa herë zgjedhje të parakohshme.

Meqë zgjedhjet e parakohshme nuk ndodhën, për zgjedhjet e rregullta nuk ka nevojë të ketë shtyrje të pajustifikueshme – prandaj data e parë e vlefshme duhet të jetë data kur ne duhet të shkojmë zgjedhje”, vijon postimi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve, propozim i cili thotë se u mbështet edhe nga partitë e tjera opozitare.

Nga takimi që është mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj ka thënë se kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore, ndërsa sipas tij të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.

Ndryshe, të mërkurën presidentja Vjosa Osmani ftoi në takim liderët e partive politike për të konsultuar datën e zgjedhjeve të rregullta – e cila pas takimit ka thënë se data do të vendoset kah mesi i gushtit.

Osmani përmend katër data që mund të mbahen zgjedhjet e rregullta

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika