104 specializantë nisin shkollimin në institucionet publike shëndetësore

Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se 104 specializantë të rinj kanë nisur shkollimin në institucionet publike shëndetësore.

“Tashmë ka përfunduar konkursi i tretë me radhë për shkollim specialistik, i cili organizohet mbi tri kriteret bazë: kuadrit deficitar, kapacitetet mentoriale dhe infrastrukturore. Po instalohet rregull, transparencë dhe stabilizim i resurseve profesionale”,  ka thënë Vitia.

Ai theksoi se Konkursi për shkollim specialistik në institucionet private shëndetësore vazhdon të jetë i hapur.

“Për këtë konkurs, për herë të parë kemi vendosur kritere dhe rregulla të reja duke u bazuar në përgatitjet individuale dhe kualifikimet e kandidatëve”, ka vijuar ai.

Sipas të parit të MSh-së, këto ndryshime synojnë të sigurojnë një proces më cilësor dhe transparent, duke vendosur kritere sikur në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

“Vazhdojmë me pregatitjet për konkursin e ardhshëm”, ka theksuar Vitia.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika