Haxhiu – Bajqinovcit: Kur ne tentonim të ndalonim spastrimin etnik në veri, ti bëje gjimnastikë në TV me “hellonka”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i cili më herët shtroi pyetjen pse deputetët e PDK-së nuk po e vizitojnë liqenin e Ujmanit duke i thënë se “ku ishe ti në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri”.

Sipas deputetit të PDK-së, VV-ja pozon në Facebook nga veriu pasi roje i kanë policinë e Kosovës.

“Mefail Bajqinovci, ku ishe ti në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri?! Mefi, tregona cilën familje shqiptare të veriut ju LVV-ja e keni ndihmuar për të qëndruar në veri? Cilin veprim e ndërmorët për të ndaluar pastrimin etnik të Veriut? Sa para i keni ndarë krej LVV-ja në fondin “Ndihmo edhe ti” për ndërtimin e shtëpive në Veri, fond i krijuar nga Kadri Veseli? A turperoheni se krejt LVV nuk keni qenë në gjendje me nda 1 euro për ndërtimin e shtëpive në veri e tash shet kopalla në fb?!”.

“A ju kujtohet se si e keni kundërshtuar ndërtimin e shtëpive në veri, hyn në internet e gjen Xhelal Sveqlen me LVV-në duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë Thaçi për rindërtim të shtëpive të shqiptarëve në Veri, me preteksin “se pari siguri pastaj ndërtim të shtëpive”! Ne kemi ndertuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën breshërinë të plumbave, nuk e kena ba për foto fb, por për vendin tonë, as nuk ju kena ftuar me na ndihmu se ju ishit të rreshtuar njejtë me politiken e UNMIK-ut dhe Serbisë duke e penguar rindërtimin në Veri. Ju po pozoni në fb nga Veriu, pasi roje i keni policinë e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas Haxhiut, në kohën kur veriu rrezikonte spastrimin etnik Bajqinovci “bënte gjimnastikë në TV me hellonka”.

 

E menjëhershme ka qenë përgjigja e deputetit të VV-së, Bajqinovci i cili sërish përmes një postimi në Facebook ka akuzuar “PDK-në se deshtën që me dy duar veriun të ia jepnin Serbisë”.

“Po bre Kamish, edhe në fund deshtë me ia dhënë me dy duar Serbisë. Doku”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Më herët, Bajqinovci në postimin e tij të parë ka pyetur deputetët e PDK-së se pse nuk po e vizitojnë liqenin e Ujmanit duke u thënë se “A po e konsiderojnë ende si dhuratë e Rankoviqit e po e refuzojnë si akt patriotik?”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika