Kastrati: Dejona Mihali vazhdon ta helmoj opinionin me shpjegimet se vendit më shumë i kanë bërë dëm liderët e UÇK-së dhe aleatët sesa vet Serbia

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Koordinatorja e Komiteteve në LVV, Dejona Mihali, dje përmes një postimi shkroi se para 9 viteve deputetët e PDK-së dhe LDK-së, votuan për themelimin e Gjykatës Speciale.

I irrituar nga ky postim, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, e quan vajzë të “Aleksandër Mihailit”.

“Paska folë çika e Aleksandër Mihailit, kjo paska kujtu themelimin e gjykatës speciale duke thënë që kjo me të tjerë kanë protestu në atë kohë për ndërgjegje kombëtare, shih ti kundër vendimeve antikombëtare, të Hashim Thaçit e Kadri Veselit,” thotë Kastrati përmes një reagimi me video në “Facebook”.

Teksa shton se ajo nuk ka më shumë ndërgjegje sesa luftëtarët e UÇK-së.

“Po i bjen që ma shumë ndërgjegje kombëtare paska kjo sesa Hashim Thaçi e Kadri Veseli për të cilin ka pasë fletarrest ndërkombëtar për terrorizëm Serbia në atë kohë që me i pas nxonë Hashimin e Kadrinë i kish blu Serbia në maqinë të mishit, e jo si Albinin që e lente me bo tetaër atje në burgjet e Serbisë.”

Ndërsa shton se Mihalin nuk e njohin as vendasit në Tiranë, por që në Kosovë thotë se i është  mundësuar që të udhëheqë e të provokojë vlerat e larta të UÇK-së.

“E kush paska folë çika e Aleksandër Mihailit që është e panjofshme në Tiranë një anonimes që pesha e fjalës saj në Tiranë le që nuk është njoftë po ma shujmë është fol për një aksident sesa për figurën publike të saj, veç na ja kemi mundësu me ardh me na udhëheq një shtet e me hy kaq thellë sa me na provoku edhe vlerat më të larta të UÇK-së që i kemi siç janë liderët Hashim Thaci e Kadri Veseli,” tha Kastrati.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika