Një grua plagoset me armë zjarri në Fushë-Kosovë

Një grua është plagosur me armë zjarri në Fushë-Kosovë të martën në mëngjes, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar dhe rasti është duke u hetuar

Vendi ku dyshohet se ka ndodhur plagosja e një gruaje në Fushë-Kosovë, 6 gusht 2024.

Një grua është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së martës në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje-Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu, lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

QKUK: Gjendja e gruas së plagosur në Fushë-Kosovë për momentin është stabile

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika