Plagosja e gruas nga burri në Fushë Kosovë, Prokuroria: Gjykata refuzoi masën e arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sqaruar sot se i arrestuari për plagosjen e gruas në Fushë Kosovë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, atë të “mbajtjes në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “mospërfillje të gjykatës”.

Ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim mbi ndalim.

Sipas prokurorisë, i dyshuari katër ditë më parë, pra më 2 gusht, ishte ndaluar për shkak se dyshohej se kishte kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Dy ditë më pas, Prokurori i Shtetit, sipas njoftimit, kishte ngritur aktakuzë ndaj tij dhe kishte kërkuar që t’i caktohej masa e paraburgimit.

“Po ashtu, më datë 04.08.2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovës, është mbajtur shqyrtimi fillestar në këtë çështje penale, ku Prokurori i Shtetit gjatë kësaj seance, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të pandehurit si dhe faktin se i pandehuri ka edhe një adresë tjetër të vendbanimit, ka propozuar masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha po ashtu se Gjykata kishte refuzuar kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, “ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”.

“Gjykata ka refuzuar propozimin e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Ndërkaq, sot, më datë 06.08.2024, i pandehuri I.A, është arrestuar në fshatin Bresje, në Fushë Kosovë, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’  ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit, me qëllim të sigurimit të provave materiale, si dhe, ka vizituar të dëmtuarën e rastit, e cila është në trajtim në SHSKUK në Prishtinë, ndërsa ndaj të pandehurit IA, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke punuar intensivisht me qëllim të ndriçimit të rrethanave të cilat i kanë paraprirë kryerjes së këtyre veprave penale”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, një grua është plagosur me armë zjarri nga burri i saj në Bresje të Fushë Kosovës mëngjesin e 6 gushtit dhe e njëjta është dërguar për tretman në QKUK.

Nga Policia e Kosovës thanë se informacionin për plagosje me armë zjarri e morën në orën 07:30 të së martës.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E plagosura është duke u trajtuar në Klinikën e Emergjencës në Prishtinë dhe sipas drejtorit të kësaj qendre, Naser Syla, ajo është në gjendje stabile.

Një grua plagoset me armë zjarri në Fushë-Kosovë

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika