Dita kur do të hapet ura e Ibrit “është jo shumë larg”, thotë Dugolli i VV-së

Enver Dugolli, deputet i partisë në pushtet, ka deklaruar se ura e Ibrit do të hapet së shpejti për qarkullimin e automjeteve. Kjo vjen pas matjeve të stabilitetit të urës ka theksuar Dugolli.

Dita kur do të hapet ura e Ibrit për qarkullimin e automjeteve është jo shumë larg.

Kështu të paktën ka deklaruar në “FIVE” të Dukagjinit deputeti i partisë në pushtet, Enver Dugolli, pavarësisht kërkesave nga SHBA-ja, QUINT-i dhe Bashkimi Evropian për të mos ndërmarrë veprime të njëanshme mbi këtë urë.

Dugolli thënë se hapja do të bëhet pas rezultateve të matjeve të stabilitetit të urës së Ibrit, që u bën gjatë së martës (dje), teksa thekson se tani është momenti i duhur për hapjen e saj, pasi rrethanat që kanë rënduar situatën e sigurisë kanë pushuar së ekzistuari.

“Ura është simbol i bashkimit, i afërmit të dy skajeve, pra është një objekt deri tani padrejtësisht është shndërruar në një pengesë e komunikimit, të lëvizjes së lirë të qytetarëve e të automjeteve. Tani i ka ardh koha, është moment i duhur, i volitshëm që edhe ajo të hapet dhe të jetë e qasshme.

E kam fjalën moment i volitshëm, se kanë pushuar së ekzistuari rrethanat që kanë rënduar situatën e sigurisë. Pra tani kemi një situatë krejtësisht tjetër, një situa ku ka thirrje dhe zëra edhe nga serbët që kjo urë të jetë e qasshme në funksion të lëvizjes së lirë… Është e pakuptim që kjo urë që mu në mes të qytet të jetë e bllokuar ende pas shumë kohësh.

… Ne po presim edhe rezultatet e matjes së gjendjes faktike, pasi e dimë që ka qenë e bllokuar dhe nuk ka qenë në funksion të asaj të është hapur, rezultatet e sigurisë fizike të urës më pastaj me siguri që do të jetë jo shumë lar ajo ditë që do të lëviznin lirshëm edhe automjetet. Nuk është që ne po e bëjmë kundër dikujt, përkundrazi po tentojmë që ura të jetë simbol i normalizim dhe bashkimit”, ka thënë Dugolli.

Ndonëse nuk dha një datë se kur, Dugolli është shprehur i bindur se ura do të hapet.

“Unë nuk mund të jap data, po kjo çështje, është çështje e mbyllur. Pra e përfunduar, për shkak se ura do të hapet”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika