Kolona deri në 500 metra te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Në përditësimin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikat kufitare të Kosovës arrijnë deri në 50 minuta për të dalë nga vendi në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ndërsa në Muçibabë, pritjet janë deri në 50 minuta për të dalë dhe deri në 30 minuta për të hyrë, ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet janë zakonisht më të shkurtra

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë po shkojnë deri në 50 minuta.

Sipas përditësimit të fundit për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë kolona është 500 metra, ku qytetarët duhet të presin deri në 50 minuta.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, qytetarët po presin deri në 20 minuta, pasi kolona është 100 metra.

Dalja nga Merdara varion nga 10 deri në 20 minuta pritje, ndërsa hyrja nga kjo pikë kufitare varion nga 5 deri në 10 minuta.

Deri në 50 minuta pritjet janë në Muçibabë, ku kolona në këtë pikë për të dalë nga Kosova është është deri në 400 metra,  deri në 200 metra, ndërsa në hyrje është 200 metra, me pritje deri në 30 minuta.

Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika