Familja identifikon trupin e Faton Hajrizit, Koci thotë se gjendja e kufomës s’ishte e mirë

Nëna e Faton Hajrizit ka identifikuar trupin e të ndjerit që u soll nga Serbia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë ditës ka vazhduar procesi i autopsisë së kufomës gjersa për gjendjen e turpit, pati ankesa nga avokati, Arianit Koci

Nëna dhe vëllai i Faton Hajrizit shihen duke u larguar nga objekti i IML-së.

Pas më shumë se tre javësh në Serbi, trupi i të arratisurit Faton Hajrizi ka arritur në Kosovë e tanimë, po qëndron në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Për t’i dhënë dritë procesit të identifikimit, nëna dhe vëllai i të ndjerit kanë qëndruar në IML deri në fund të procesit.

E pas procedurave, ata shuan dilemat.

“Sot në mëngjes nëna e fatonit e ka identifiku kufomën e Fatonit, nuk ka më dilemë se është trupi i tij. Prej orës 13:00 bëhet autopsia”, ka deklaruar Koci.

Pas identifikimit, familja nuk ka pranuar të deklarohet për media.

E kritika për gjendjen e trupit të të ndjerit, shprehu vet avokati Koci.

Koci vlerësoi se kufoma nuk është mbajtur në kushte të duhura.

Për të vazhduar me procedurat, IML tani ka formuar edhe një komision enkas për rastin.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave, në konsultim edhe me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre antarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryejnë autopsinë që do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të Prokurorit dhe familjarëve. Raporti i autopsisë varet, trupi i pajetë pas autopsisë do t’ju dorëzohet familjarëve”, ka deklaruar Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në IML, Agron Thaçi.

Trupi i Faton Hajrizit arriti në pikën kufitare të Merdares në orët e hershme të së premtes.

Ai u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës, përkatësisht në Lloznicë, një ditë pasi dyshohej se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër.

I njëjti u arratis nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik derisa po vuante dënimin për një sërë veprash penale.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika