Osmani pret në takim Hovenierin, diskutuan çështjen e sigurisë dhe konsilodimin ndërkombëtar të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA] në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në këtë takim kanë diskutuar për tema të ndryshme, fillimisht për çështjen në fushën e sigurisë, pastaj konsilodimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe për datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA] në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në këtë takim kanë diskutuar për tema të ndryshme, fillimisht për çështjen në fushën e sigurisë, pastaj konsilodimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe për datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Në takim, Osmani dhe  Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.

Tema tjetër e diskutimit ka qenë edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.

“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika