Arrestohet i dyshuari që ia dha armën 10-vjeçarit për të gjuajtur në aheng familjar

Një person është arrestuar në qytetin e Prizrenit, pasi i njëjti ia kishte dhënë armën një 10-vjeçari për të gjuajtur në ahengun familjar

Fotografi ilustruese

Në qytetin e Prizrenit është arrestuar një i dyshuar gjatë ditës së djeshme.

Kjo pasi i njëjti më datë 07.08.2024 në lagjen “Petrova” në Prizren, në një aheng familjar ia ka dhënë armën një fëmije 10-vjeçar.

Në bazë të një videoregjistrimi që ka siguruar policia, shihet një djalë dhjetëvjeçar duke shtënë në ajër me një pistoletë.

“Pas veprimeve hetimore, hetuesit kanë identifikuar fëmijën dhe të dyshimtin që ia ka dhënë armën,” thuhet në njoftim.

Ndërsa, “i dyshuari është shoqëruar deri në Stacionin Policor në Prizren, Veri e pistoleta bashkë me njëzet fishekë është sekuestruar nga njësiti i krim-teknikës.”

Lidhur me të gjitha veprimet, sipas njoftimit, është njoftuar dhe konsultuar prokurori i Shtetit.

“Pasi që arma ishte pa leje adekuate nga organet përgjegjëse , prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e armës dhe municionit (20 fishek) , ndërsa kundër të dyshuarit është ngrit kallëzim penal për  veprën penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika