Policia gjen një AK-47 e pajisje të tjera ushtarake në hotelin “Rasjka Banja” në Zveçan

Policia e Kosovës ka zbuluar dy jelekë antiplumb, një AK-47, tetë karikatorë me fishekë dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë një kontrolli shtesë në hotelin "Rajska Banja" në Banjskë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, njoftoi se gjatë një kontrolli shtesë të kryer sot në hotelin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit, janë gjetur dy jelekë antiplumbë, një armë AK-47, tetë karikatorë me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake.

Sipas Elshanit, këto prova materiale janë aty që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin ‘Rajska Banja’ dhe kemi gjetë 2 jelekë antiplumbë, AK-47, 8 Karikatorë me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskes”, ka thënë Elshani për Dukagjinin.

Kujtojmë se kompleksi “Rajska Banja” në dhjetor të viti të kaluar është marrë nën kontroll nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Në hapësirat e këtij kompleksi, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur më 24 shtator, dy persona ishin arrestuar, por më pas ishin liruar nga autoritetet.

FOTO:

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika