Nuk ka datë për hapjen e urës, Policia në gatishmëri  

Pjesëtarëve të policisë së Kosvës, në disa njësi, u është kërkuar që të jenë në gatishmëri për këtë fundjavë. Kjo është kuptuar nga burime të Dukagjinit, të afërta me këtë institucion, derisa ende nuk ka një datë se kur do të hapet Ura mbi Ibër. Pavarësisht kësaj, kundërshtimi për hapjen e saj pa dialog, nuk mungon nga aleatët.

Dita e fundit e punës për këtë javë, ka sjellë edhe fundin e punimeve që u bënë në Urën e Ibrit.

Nga plani për hapjen e saj nuk është tërhequr qeveria, por data se kur do të ndodhë kjo nuk dihet.

Gjithsesi, burime të afërta me Policinë i kanë thënë Dukagjinit se pjesëtarëve të disa njësive të këtij institucioni, u është kërkuar që të jenë në gjendje gatishmërie për ditën e shtunë.

Derisa data e hapjes së urës, mbetet sekret, kundërshtimi publik për hapjen e saj pa dialog, vazhdon nga vendet aleate.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbrëmjen e së enjtës thanë se do të marrin hapat e nevojshëm në terren në rast që ndodhë një gjë e tillë.

Këto komente janë bërë nga zëvendëszëdhënësi kryesor i DASH-it, Vedant Patel, gjatë një konferencë për media.

“Nuk do të hezitojmë të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme të sigurohemi që personeli amerikan dhe njerëzit tanë janë të mbrojtur”, ka thënë Patel.

Nga Bashkimi Evropian, edhe një herë kanë thënë se Kosova, sipas zëdhënësit të saj, rrezikon të mbetet e “vetme dhe mbrapa”, nëse nuk përfill rekomandimet e miqve dhe aleatëve, për veprimet në veriun e vendit, duke e ndërlidhur këtë me Urën e Ibrit.

Përveç nga jashtë, veprimet e qeverisë janë kundërshtuar edhe në Kosovë.

Gjatë ditës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka kritikuar veprimet e kryeministrit Kurti, duke shkruar se po e hap një urë për vete, por po i mbyllë rrugët për Kosovën.

“Albini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme,”ka shkruar Haliti, duke shtuar se Kurti, veprimet po i bënë vetëm për publicitet.

Qeveria, konkretisht Ministria e Infarstrukturës, ka nxjerrë raportin preliminar nga testet e kryera mbi urë, ku konstatohet se ura është stabile, por ende nuk ka dalë raporti final për gjendjen e saj.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika