Një 27-vjeçar kosovar dhe tre të burgosur të tjerë arratisen nga një spital psikiatrik në Gjermani

Katër të dënuar që po trajtoheshin për probleme psikike apo varësi në një spital në Bavari të Gjermanisë, janë arratisur nga spitali, raportoi të dielën “RTL”.

RTL raporton se ata u arratisën mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00. Katër pacientët e spitalit psikiatrik të qarkut Lerchenhaid dyshohet se e kishin kërcënuar fillimisht një punonjës, duke u larguar më pas drejt Alburgut.

Policia lëshoi ​​një deklaratë me përshkrime të hollësishme për secilin prej të arratisurve, përfshirë fotografitë, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit.

Zeqir Beqiri, 27 vjeç, nga Kosova, është njëri nga të arratisurit.

Nga policia gjermane ai përshkruhet si kështu: “27 vjeç, përafërsisht 70 kg, përafërsisht 185 cm, shtat normal, flokë të gjatë bionde/kafe të lidhura bisht, mjekër të plotë”.

Sipas gjetjeve të deritanishme, Policia thotë se ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza gjatë arratisjes.

Mediat gjermane shkruajnë për shqetësimin në rritje në qytetin e Straubing – që ka një popullsi prej 50,000 banorësh – pas arratisjes së të burgosurve.

Dy nga ta ishin në klinikën psikiatrike për drogë dhe dy për vjedhje, tha një zëdhënës i policisë, duke i paralajmëruar banorët.

Bashkë me kosovarin, janë arratisur edhe një 31-vjeçar boshnjak dhe dy 28-vjeçarë gjermanë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika