Forcat ukrainase goditën 2 ura kryesore në zonën e Kurskut të Rusisë

Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme në rajonin e Kurskut të Rusisë dhe ka goditur një të dytë, më pak se dy javë pas sulmit të papritur ndërkufitar në territorin rus, duke bllokuar rrugët ruse të furnizimit dhe ndoshta duke sinjalizuar se trupat e saj do ta vazhdojnë inkursionin. Blogerët ushtarakë ruse pro-Kremlinit kanë pranuar se shkatërrimi i urës së parë, e cila përshkonte lumin Seim pranë qytetit Glushkovo, do të pengojë furnizimet për forcat ruse.

Shefi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Toger Mykola Oleshchuk, publikoi të premten një video të një sulmi ajror ukrainas që prishi urën. Më pak se dy ditë më pas trupat ukrainase goditën një urë të dytë në Rusi, sipas zotit Oleshchuk dhe guvernatorit rajonal rus, Alexei Smirnov.

Deri tani nuk ka pasur njoftime zyrtare se ku ka ndodhur saktësisht sulmi i dytë i urës. Burime ruse në aplikacionin Telegram thanë se ishte goditur një urë e dytë mbi Seim, në fshatin Zvannoe. Sipas faqes ruse të lajmeve Mash, tani në zonën e Kurskut ka mbetur vetëm një urë funksionale.

Associated Press nuk mundi t’i verifikonte menjëherë këto pretendime – por nëse konfirmohen, kjo do të thotë se sulmet ukrainase do të ndërlikojnë më tej përpjekjet e Moskës për të ripërtërirë forcat e saj në Kursk dhe për të evakuuar civilët.

Kievi nuk ka thënë se cilat janë objektivat e tij me sulmin në Kursk, më i madhi ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, që e gjeti në befasi Kremlinin. Forcat ukrainase hynë thellë në rajonin e Kurskut në disa drejtime, duke hasur pak rezistencë dhe duke shkaktuar kaos dhe panik.

Goditjet e urave, me sa duket synojnë të parandalojnë një kundërsulm rus në Kursk dhe kjo mund të nënkuptojnë se Kievi synon të ketë një prani në rajon – ose të paktën t’i sinjalizojë Moskës se planifikon ta bëjë një gjë të tillë.

Analistët thonë se megjithëse Ukraina mund të përpiqet të konsolidojë përparimet e saj brenda Rusisë, kjo do të ishte një manovër e rrezikshme duke pasur parasysh burimet e kufizuara të Kievit, sepse linjat për furnizimit në thellësi të Kurskut, do të ishin të ekspozuara ndaj sulmeve ruse.

Inkursioni ka rritur moralin e Ukrainës, që ishte dobësuar nga një kundërofensivë e dështuar verën e kaluar dhe përparimet e forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar aleatëve të Kievit të heqin kufizimet e mbetura për përdorimin e armëve perëndimore për të goditur objektivat më thellë në Rusi, përfshirë në Kursk, duke thënë se trupat e tij mund të paralizojnë Moskën “nga aftësia për të përparuar dhe shkaktuar shkatërrime” nëse u jepen armë të mjaftueshme me rreze të gjatë veprimi.

“Është thelbësore që partnerët tanë të heqin pengesat që nuk na lejojnë të dobësojmë pozicionet ruse. Trimëria e ushtarëve tanë dhe qëndrueshmëria e brigadave tona luftarake kompensojnë mungesën e vendimeve thelbësore nga partnerët tanë”, tha Zelensky në një postim në platformën sociale X.

Ministria e Jashtme e Rusisë dhe blogerët pro Kremlinit kanë pretenduar se raketat HIMARS të prodhuara nga SHBA janë përdorur për të shkatërruar urat në Seim. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur./AP

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika