Kurteshi deklarohet pas intervistimit nga Prokuroria: Qëndroj pas çdo fjale që kam deklaruar

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, është paraqitur sot në Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës, për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale rreth deklaratave që i ka dhënë në lidhje me rastin e Astrit Deharit gjatë konferencës për medie të hënën e 12 gushtit.

Pas intervistimit, është deklaruar Kurteshi, i cili tha se pyetjet ndaj tij kanë qenë në lidhje me deklaratat e tij më 12 gusht në konferencë për medie.

“Pytjet kanë qenë në lidhje me deklaratat dhe me pronocncimin tim më 12 guhst në konferencën për media që kemi pas para Prokurorisë Speciale,” tha Kurteshi.

Kurteshi shtoi se ka qenë një paragraf që është lëshuar në komunikatën për media nga Lëvizja Vetëvendosje që ka të bëjë “me impilkimin dhe urdhrat e dhëna nga maja e shtetit për Institucionet e Drejtësisë dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”.

“Ka qenë një paragraf i përdorur në konferencën për media dhe komunikatën e lëshuar nga Vetëvendosja që ka të bëjë me impilkimin dhe urdhrat e dhëna nga maja e shtetit për Institucionet e Drejtësisë dhe sigurisë në republikën e Kosovës, thelbi i pytjeve the i çështjes ka qenë ai sot dhe unë jam përgjigjur në pytjet që i kanë pasur për intervistën,” shtoi Kurteshi.

Teksa thotë se deklaratave të dhëna do t’u qëndrojë pas.

“Natyrisht që unë kam deklaruar që unë qëndroj pranë çdo fjale dhe fjalie të shkruar në komunikatën e shpërndarë dhe pranë çdo fjale që kam deklaruar në konferencën për media.”

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika