Paralajmërohet grevë nga punëtorët teknikë të QMF-ve, shkollave, QKUK-së dhe UP-së nëse pagat nuk iu dalin me rritje

Punëtorët teknikë të QMF-ve, shkollave, QKUK-së dhe UP-së paralajmërojnë grevë nëse s’u dalin pagat me rritje

Foto/ EO

Në takimin e mbajtur me kryetarët e shoqatave sindikale, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat (SPSP), Jusuf Azemi, ka deklrauar se nëse nuk ka ndonjë lëvizje deri të premten që pagat do të dalin me rritje, nga 2 shtatori punëtorët e QMF-së në Prishtinë, të shkollave, të sigurimit të QKUK-së dhe të UP-së do të hyjnë në grevë.

Azemi ka thënë se që paga duhet të jetë mbi 450 euro.

“Arsyeja e ftesës së këtij takimi, është sepse në marrëveshjen ne që jemi marrë vesh me komunën e Prishtinës dhe me shumë institucione të tjera, 1 shtatori duhet të fillojë me pagat 450 euro, ashtu siç jemi marrë vesh. Në tender të gjitha këto paga kanë dalë me 450 euro, por sipas informacione, më 1 shtator nëpër disa institucione nuk ka gjasa të fillojë me paga 405 euro dhe unë i kam ftuar sot këtu kryetarët që të marrim vendim nëse Komuna e Prishtinës, UP dhe QKUK nuk garanton që do të qetë mjetet shtesë për pagë 405 euro, ne do të marrim vendim dhe data e fundit është e premte që do të kërkojë me shkrim nga të gjitha shoqatat, dhe më 2 shtator do të futen në grevë. Për të qenë sa më real e dua firmën e secilit punëtor veç e veç, kjo është arsyeja sepse ne në marrëveshje me gjitha institucionet më 1 shtator duhet të fillojmë me pagën 405 euro”, ka thënë Azemi.

Ndërsaj, përfaqësuesja e QMF-së në Prishtinë, Emine Shiti ka thënë se premtime për rritje të pagës ka pasur çdo herë, por që në realitet kjo nuk është marrë.

“Ne kemi qenë të bindur që të mos e fillojmë punë që nga sot. Sa herë na kanë premtuar dhe jemi tepër të zhgënjyer. Ne tepër kemi punuar deri tani se as një person në Kosovë nuk besoj që mendon që është e mjaftueshme kjo pagë, jo e mjaftueshme kjo është shaka me ne, një muaj ditë të punosh me 200 euro. Deri kur më ne më këtë pagë, veten nuk po mundemi me mbulu, po ma vjen turp edhe nga familja dhe mos me mujt me mbulu atë pagë. Nuk paguhen as festat, paga është shumë e vogël, nuk e di as ku po jeton, kur ti dëgjosh duke folur për demokraci, për zhvillim, për shkuarjen në Evropë, për sene a kur mendoj ku jemi ne si me qenë në një vend tjetër jo në Kosovë”, u shpreh ajo.

E po ashtu e pakënaqur me paga ishte edhe Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtorëve teknik në Kuvendin e Kosovës, ajo thotë që ani pse kanë bërë kërkesa, ato prapë nuk kanë lëvizur.

“Ne kemi bërë kërkesa që të na rritet paga, ato nuk kanë lëvizur, në përjashtim një, dy herë nga 20 euro. 275 euro nuk është e mjaftueshme me punu. Ne kemi shumë obligime, aty është seancë e rrijmë pas orarit të punës nuk na paguhen. Kemi me udhtu as nuk paguhet ushqim as kurrgjë”, u shpreh ajo.

 

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika