Policia raporton tri vdekje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste te vdekjeve në 24 orët e fundit, në Prishtinë, Gjilan e Prizren dhe rastet po hetohen

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka njoftuar për vdekjen e tre burrave në 24 orët e fundit. Këto tri raste kanë ndodhur në Prizren, Gjilan dhe Prishtinë.

Në raportin ditor thuhet se në kryeqytet, një burrë është gjetur në banesën e tij pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

  • Prishtinë NN.  Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor.

Në raport thuhet se në Gjilan në mbrëmjen e të mërkurës është dërguar në Qendrën Emergjente një person, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

  • Gjilan 21.08.2024-19:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, vijoi raporti.

E në Prizren, Policia ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

  • Prizren 21.08.2024-21:45. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika