Në takimin e Kurtit me veteranët, diskutohet për pastrimin e listave

Në takimin mes Kurtit dhe krerëve të veteranëve është biseduar edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten e 17 qershorit, ka pritur në takim përfaqësuesit e veteranëve për të gjetur një zgjidhje në lidhje me pakënaqësitë e tyre për shkëputje nga paga minimale.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se në këtë takim kanë marrë pjesë, Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarët e disa degëve të organizatës së veteranëve të luftës.

Sipas njoftimit, është ritheksuar përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.

Në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt, si dhe tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë takim të përbashkët të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këshilltari i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja.

S’ka marrëveshje, veteranët presin propozimin e Kurtit

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika