Murati thotë se ekzekutimi i shtesave për fëmijë u bë sipas skemës së re

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re.

Murati ka thënë se të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht.

“Sipas skemës së re, ku familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin”.

“Krahas pagesës së shtesave për fëmijë, është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese, siç rëndom bëhet tashmë çdo muaj. Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika