Gecaj për vizitën e ndihmëssekretarit të NATO-s: Do të përcillen mesazhe më konkrete për çështjen e sigurisë

Hysen Gecaj në "Rreth e Rrotull"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë bëri të ditur se të enjten për vizitë në Kosovë do të jetë ndihmëssekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, Thomas Goffus.

Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, thotë se pas vizitave të shumta në Kosovë që kanë të bëjnë me mbrojtjen, edhe kjo vizitë është e lidhur në aspektet e sigurisë në rajon.

“Kjo vizitë e ndihmëssekretarit të NATO-s, ai më saktësisht për çështje operacionale, është e një karakteri e rëndësie të vecantë, me siguri do të përcillen edhe mesazhe më konkrete sa i përket çështjes së sigurisë, nuk është më fjala për çështje diplomatike dhe politike, por për çështje ma konkrete që lidhën më ngushtë,” tha Gecaj.

LEXO EDHE: Sot ndihmëssekretari i NATO-s viziton Kosovën

Teksa shton se kjo vizitë mund të ketë disa arsye, ku sipas tij, kjo mund të ketë lidhje edhe me luftën në Rusi e Ukrainë.

“Mund të jenë dy arsye pse janë në këtë kohë, njëra prej tyre ka të bëjë me zhvillimet e luftimeve në Rusi dhe Ukrainë, kemi kohët e fundit një përparim të dukshëm të forcave ukrainase në teritorin rus, kjo paraqet shqetësim edhe për situatën në Ballkan,” shtoi ai.

Ndërsa, shton se Rusia mund të tentojë t’i bëjë trysni Serbisë, për hapjen e një fronti të ri, ku Gecaj thotë që mundësi e veçantë shihet Kosova.

“Në këto situata Rusia sigurisht që tenton të bëjë një trysni më të madhe karshi Serbisë për të hapur një front të ri në ballkan në përgjithësi, por si mundësi e vecantë shihet Kosova, prandaj edhe është ky fokus i angazhimeve të diplomatëve dhe përfaqësuesve të mbrojtjes e sigurisë, që të jipen direktiva të nevojshme dhe të ndikohet në parandalimin e një eskalimi të mundshëm në regjion,” ka thënë Gecaj në TV Dukagjini.

“Jam i bindur që këto masa parandaluese të emisarëve qofshin politik, diplomatik apo ushtarak prej NATO-s, kanë për qëllim parandalimin e ndonjë eksesi të mundshëm që të mos vijë te ndonjë situatë që mund të vijë jashtë kontrolli.”/Dukagjini

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika