BE diskuton për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Ukrainë

Ministrat e Mbrojtjes të BE-së pritet të diskutojnë në Bruksel mbi trajnimet për ushtarët ukrainas dhe mundësinë e zhvendosjes së tyre brenda Ukrainës, me qëndrime të ndara mes vendeve anëtare

Zyra e Bashkimit Evropian, Bruksel.

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian janë sot në Bruksel për t’i diskutuar operacionet e vazhdueshme të BE-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas, për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit rus.

Pjesë e diskutimeve është edhe plani për t’i zhvendosur disa nga operacionet stërvitore të BE-së brenda Ukrainës.

Aktualisht, trajnimet janë duke u zhvilluar në Gjermani dhe Poloni.

Misioni i trajnimeve ka nisur në nëntor të vitit 2022 – disa muaj pasi Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Sipas shifrave të BE-së të muajit maj, mbi 52.000 ushtarë ukrainas janë trajnuar.

BE-ja dëshiron të trajnojë edhe 60.000 të tjerë deri në fund të verës së këtij viti.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i mbështetur nga Lituania, ka sinjalizuar se është për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Ukrainë.

Disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, janë të shqetësuara për këtë veprim, raporton Radio Evropa e Lirë.

Takimi është joformal, që do të thotë se ministrat nuk pritet të marrin ndonjë vendim zyrtar.

Ai kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika