Scholz u bën thirrje partive gjermane të përjashtojnë ekstremistët e djathtë pas suksesit në zgjedhje

Kancelari gjermane, Olaf Scholz, u ka kërkuar partive kryesore që të përjashtojnë "ekstremistët e djathtë", pasi rezultatet paraprake treguan se Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) kishte dalë në krye në zgjedhjet shtetërore

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u ka kërkuar partive kryesore që të përjashtojnë ekstremistët e djathtë, pas rezultateve preliminare që tregojnë një fitore të madhe të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Siç raporton “The Guardian”, AfD-ja ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në zgjedhjet shtetërore, duke e dominuar Turinginë me 32.8% të votave dhe duke u renditur e dyta në Saksoni me 30.6% të votave.

Scholz ka shprehur shqetësimin e tij për këto rezultate, duke i cilësuar si “të hidhura” dhe “shqetësuese”.

Ai ka theksuar “vendi nuk mund dhe nuk duhet të mësohet me këtë. AfD-ja po e dëmton Gjermaninë, po e dobëson ekonominë, po e ndan shoqërinë dhe po e shkatërron reputacionin e vendit tonë”.

Nga ana tjetër, bashkëdrejtuesja e AfD-së, Alice Weidel, e ka cilësuar këtë rezultat si një “sukses historik” për partinë e saj, duke theksuar se kjo është hera e parë që AfD-ja arrin të bëhet forca më e fortë në zgjedhjet shtetërore.

Rezultatet në Saksoni dhe në Turingi janë konsideruar “katastrofike për qeverinë federale të Scholzit”, duke nxjerrë në pah tensionet e mëdha në politikën gjermane.

Partia e ekstremit të djathtë fiton për herë të parë në zgjedhjet rajonale gjermane

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika