Haxhiu sot mban konferencë për medie në lidhje me Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot duke filluar nga ora 11:00 do të mbajë konferencë për medie.

Temë e kësaj konference do të jetë Projektligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

 

Ndryshe, më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në vendim, Kushtetuesja i ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën katër nene të këtij ligji, por tha se duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre neneve dhe pa ndryshimin dhe plotësimin e tyre nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore “është shpallur i pavlefshëm në tërësinë e tij”.

Lënda në Kushtetuese u dërgua nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Vendimi i Kushtetueses ishte kritikuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kishte thënë se kjo lëndë u dërgua në gjykatë, për të “sabotuar” reformën në drejtësi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika