Kim Jong Un: Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor

Presidenti Kim Jong Un ka deklaruar se Koreja e Veriut do të rrisë eksponencialisht arsenalin e saj bërthamor, duke akuzuar “forcat armiqësore” për përpjekje të mundshme për ta sulmuar me armë bërthamore

Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka raportuar agjencia shtetërore KCNA.

Kim ka thënë se stoku i armëve të tilla të Koresë së Veriut duhet të rritet në mënyrë eksponenciale.

“Ne jemi duke zbatuar në mënyrë të përsosur politikën e ndërtimit të forcave të armatosura bërthamore dhe rritjen e numrit të armëve bërthamore përmes një progresioni gjeometrik”, ka thënë Kim sipas agjencisë KCNA.

Kim i ka akuzuar forcat “armiqësore” se synojnë të sulmojnë Korenë e Veriut me armë bërthamore, pa specifikuar emrat e atyre shteteve, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me bazë në Stokholm, Koreja e Veriut aktualisht posedon rreth 50 koka bërthamore, ndonëse shifra e saktë nuk dihet.

Ky vend është jashtëzakonisht i izoluar, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, lidhur me programin e armëve dhe programin bërthamor të këtij shteti.

Testi i fundit bërthamor është kryer më 2017.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur në dy vitet e fundit, pasi Pheniani e ka rritur numrin e testimit të raketave, teksa e ka ashpërsuar retorikën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Pheniani, po ashtu, e ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika